Kaloni te përmbajtja kryesore
iClinic

Politika e Privatësisë

Përditësuar më 26 shtator 2026

Kjo politikë shpjegon përdorimin e të dhënave në faqen publike iClinic dhe në platformën iClinic. Të dhënat mblidhen për qëllime të caktuara, kufizohen në minimumin e nevojshëm dhe nuk përdoren për marketing pa një bazë të veçantë ligjore.

Kush i trajton të dhënat

Tretek është operatori i produktit iClinic. Për pyetje mbi këtë politikë mund të shkruani në info@iclinic.al ose të përdorni formularin e kontaktit. Faqja publike e operatorit jep gjithashtu adresën Muharrem Fejza, Mati 1, Prishtinë.

Kur një klinikë përdor iClinic për kartela, vizita, receta ose imazhe mjekësore, klinika përcakton qëllimet dhe bazën e trajtimit të të dhënave të pacientëve. iClinic vepron si përpunues sipas marrëveshjes përkatëse me klinikën. Pacientët duhet t’i drejtojnë kërkesat për kartelën klinikës së tyre.

Të dhënat dhe qëllimet

  • Formulari publik mbledh emrin, email-in ose telefonin dhe mesazhin, vetëm që ekipi t’i përgjigjet kërkesës. Mos dërgoni diagnoza, receta ose të dhëna të tjera shëndetësore në këtë formular.
  • Llogaria dhe hyrja në platformë përdorin të dhëna identifikimi dhe të dhëna teknike të sesionit për autentikim, siguri dhe auditim.
  • Të dhënat shëndetësore që një klinikë fut në platformë përdoren vetëm sipas udhëzimeve të klinikës dhe marrëveshjes së përpunimit; ato nuk përdoren për marketing ose profilizim.

Për kërkesat e kontaktit, baza e trajtimit është marrja e hapave para-kontraktorë kur kërkoni ofertë ose shërbim. Për pyetje të përgjithshme përdoret interesi legjitim për t’iu përgjigjur kërkesës, pasi vlerësohet domosdoshmëria dhe ndikimi mbi të drejtat tuaja. Formulari nuk regjistroheni në buletin dhe nuk jep pëlqim për marketing.

Ruajtja

Kërkesat e reja rishikohen për triage brenda 30 ditëve. Pas zgjidhjes, vendoset rishikim për fshirje jo më vonë se 90 ditë. Të dhënat që lidhen me mosmarrëveshje aktive ose detyrim ligjor kufizohen në atë që nevojitet dhe rishikohen sërish; ky përjashtim nuk autorizon ruajtje pa afat. Këto janë objektiva operative minimizimi dhe jo afate të përcaktuara nga ligji.

Afati për kartelat shëndetësore dhe faturat varet nga detyrimet e zbatueshme për klinikën dhe llojin e rekordit. Nuk zbatohet një afat i vetëm për të gjitha të dhënat klinike.

Marrësit, ruajtja teknike dhe siguria

Qasje marrin vetëm personat e autorizuar dhe ofruesit teknikë që nevojiten për funksionimin e shërbimit, sipas kontratave përkatëse. Email-et e ftesës dhe rivendosjes janë transaksionale dhe nuk përmbajnë të dhëna klinike. Ofruesi i zgjedhur për këtë dërgim është AWS SES në Frankfurt; dërgimi mbetet i çaktivizuar derisa të verifikohen domeni dhe llogaria.

Për ruajtjen e attachment-eve klinike është zgjedhur si objektiv storage privat AWS S3 në Frankfurt me SSE-KMS dhe skanim ClamAV. Ky konfigurim nuk do të thotë se migrimi i storage-it është kryer; të dhënat ruhen sipas konfigurimit real të ambientit dhe marrëveshjes së klinikës. Transferimet ndërkombëtare bëhen vetëm me mekanizëm të vlefshëm dhe masa mbrojtëse të përshtatshme.

Faqja publike dhe aplikacioni përdorin cookies teknike të nevojshme për sesionin dhe sigurinë. Nuk kemi aktivizuar cookies reklamimi ose analitikë në kodin e faqes publike.

Të drejtat dhe ankesat

Në varësi të ligjit të zbatueshëm, mund të kërkoni akses, korrigjim, fshirje, kufizim ose kundërshtim të përpunimit. Për kërkesë shkruani në info@iclinic.al. Mund t’i drejtoheni edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në idp.al.

Ndryshimet

Ndryshimet materiale publikohen në këtë faqe me datën e përditësimit. Nëse ndryshon qëllimi, baza ose marrësit e të dhënave, jepet njoftimi përkatës para përpunimit të ri.

Kontakt